“Kush mendoni se del parti e parë?”/ Kryemadhi e sigurt: PS nuk del!

04/02/2021 21:53

Kryetarja e LSI tha në Open me siguri se PS nuk del parti e parë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ke parë ndonjë budalla që futet në garë për të humbur ti. Unë hyj për të fituar”, tha ajo.

Kush e merr mandatin e kryeministrit?

Kryemadhi: Koalicioni që fiton, e keni në kushtetutë , që pavarësisht se ti nuk shkruan koalicion po marrëveshjet paraprake quhen koalicion.
PS s’del parti e parë.

Denis Dyrnjaja: Si shpjegohet që do shkoni për koalicion po s’keni një program bashkë një të integruar.

Kryemadhi: Unë mendoj që vërtet jetojmë në një pallat po secili ka çelsin e shtëpisë së vet, se cili mban përgjegjësi pra për partinë e vetë.

Top Channel