Knëgëtarja e famshme Kylie Minogue i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Paul Solomons.
Që prej vitit 2018, këngëtarja 52-vjeçare shijon lidhjen e dashurisë me bosin e GQ, Paul, 46 vjeç dhe muajt e fundit kanë hedhur poshtë çdo spekulim për martesë.
Por njerka e Paul, Gloria tha se ishte shumë e emocionuar që çifti kanë vendosur të martohen. Ajo e bëri të ditur këtë në një inervistë për Mail Online, por çifti nuk i ka zbuluar ende planet për dasmë.
Lajmi u zbulua aksidentalisht nga ish-ylli i pop-it Billie Piper, 38 vjeç, në një intervistë me revistën britanike ELLE. Gloria, e cila është martuar me babanë e Paulit Mark për 41 vjet, tha se ajo nuk kishte qenë në dijeni të lidhjes së fejesës së që i kishte shpëtuar papritur Billie, por mezi priste të mësonte detaje të tjera.
Ndërsa vetë cifti nuk ka reaguar ende dhe mbetet e paqartë nëse po planifikojnë të bëjnë një ceremoni private apo martesa nuk është askund në planet e tyre.
Top Channel