Itali/ Sekuestrohen 450 kg kokainë në Vicenza, 12 të arrestuar

04/02/2021 20:12

Policia italiane arrestoi sot 12 persona pasi sekuestroi 450 kilogramë kokainë që hynin në Itali nga Amerika e Jugut.

Sipas Ansa, policia e Vicenzas arrestoi persona në provincat e Vicenza, Calabria dhe Trento.

Në operacion, policia kapi pasuri me vlerë rreth 246,000 euro. Veç tyre, 11 anëtarë të dyshuar të mafias nigeriane të Italisë u arrestuan në Palermo, kryesisht me akuza të drogës. Mafia “Ndrangheta” me qendër në Kalabri, më e pasura dhe më e fuqishmja e krimit të organizuar në Itali, kontrollon tregtinë evropiane të kokainës.

Të ardhurat e mëdha i kanë mundësuar që të tejkalojë kushërinjtë e saj siçilianë në Cosa Nostra dhe të zgjerohet në pjesën tjetër të Italisë dhe botës. Mafia e tretë kryesore e Italisë, Camorra nga Napoli, gjithashtu merret shumë me drogë.

Top Channel