Një avion është rrëzuar të dielën në Mitsikeli, Janinë dhe për pasojë ka ndërruar jetën piloti 32-vjeçar, i cili dyshohet të jetë me origjinë nga Iraku.
Mediat greke bëjnë me dije se trupi i tij i pajetë është zbuluar rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u ngrit nga Kozani, sinjali i fundit i avionit ishte rreth orës 12:30 të mesditës të së dielës në zonën e Zagorit.
Mediat greke bëjnë me dije se piloti i ri humbi kontrollin nga mjegulla që mbulonte zonën gjatë fluturimit, ndaj avioni i tij u rrëzua në shpatet e malit Mitsikeli. Piloti ka marrë dëmtime serioze dhe pritet që të shkojë një tjetër helikopter për të transportuar trupin.
Piloti 32-vjeçar, gjurmët e të cilit humbën për tre ditë, është identifikuar si Amar Ibrahim. Ai është një nga rreth 100 pilotët praktikantë nga Iraku që aktualisht jetojnë në qytetin e Kozanit dhe bëri fluturimin e tij të parë pa pasagjer në 28 korrik 2020.
Top Channel