Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet Golden Globes. Kjo është hera e parë që më shumë se një grua ka hyrë në garën e ngushtë për këtë çmim.

Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin. Filmi i Fincherit, Mank ka më së shumti nominime – gjashtë – ashtu sikurse The Crown, që udhëheq në nominimet për çmime televizive.

Fennell, King dhe Zhao janë nominuar për filmat e tyre, Woman, One Night in Miami dhe Nomadland respektivisht. Ndarja e çmimeve këtë herë organizohet dy muaj më vonë sesa zakonisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fituesit do të shpallen në fund të muajit në një ceremoni të ndarë mes dy brigjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuara nga Tina Fey në Nju Jork dhe Amy Poehler në Los Angeles.

Prezantuar çdo vit nga shoqata e shtypit të huaj të Hollivudit, Golden Globes vlerësojnë si filmat ashtu edhe emisionet televizive dhe janë çmimet më prestigjoze pas Oskarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA