Beteja e legjendave/ Trent Reznor mohon komentet për sulm seksual në librin e Marilyn Manson

04/02/2021 20:22

Kreu i grupit legjendar amerikan ‘Nine Inch Nails’ Trent Reznor, ka mohuar së fundmi një histori sulmi seksual bashkë me Marilyn Manson, të përmendur në librin e kujtimeve të këtij të fundit.

Reznor, kompozitor fitues çmimi Oscar, thotë se nuk është përfshirë në një sulm seksual ndaj një gruaje bashkë me Manson, dhe se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale.

Zhvillimi vjen teksa kësaj jave Manson është akuzuar nga ish-partnerja e tij aktorja Evan Rachel Wood e akuzonte këngëtarin për “vite abuzimesh të tmerrshme”, pretendime që janë mbështetur dhe nga katër gra të tjera.

Konflikti i referohet një pasazhi në librin autobografik të vitit1998 të Manson ku ai shkruan se bashkë me Reznor, kishin kryer marrëdhënie me një femër që ishte në gjendje të intoksikuar.

Reznor u përgjigj duke thënë: “Unë e kam shprehur më parë refuzimin tim për Manson, si një person me të cilin i kam ndërprerë lidhjet rreth 25 vjet më parë. Siç e kam thënë asokohe, ai pasazh nga kujtimet e tij është krejtësisht një fabrikim. Unë u zemërova dhe u ofendova atëherë dhe i tillë mbetem edhe sot”.

Libri bazohet në një intervistë të papublikuar të në Manson 1995 me revistën Empyrean. Në argumentimin zyrtar thuhej se intervista nuk u publikua pasi gazetarët kishin përdorur mënyra jo-etike për të përfituar informacionin nga Manson.

Reznor e Manson kanë qenë më parë bashkepunetore të afërt, teksa Reznor ka kënduar për këngët e Manson dhe ka qenë bashkë-producent në dy albumet e tij të para.

Por në 2009 Reznor quajti Manson “njeri dashakeq që shkel në fytyrën e kujtdo për të arritur suksesin, dhe kalon linjat e moralit.”

Pas akuzave të kësaj jave Manson është ndarë me kompaninë e tij prodhuese Loma Vista Recordings, dhe një serial televiziv ku ai do të luante është anulluar .

FOTO GALERI
1/5
Dyshja e famshme amerikane e rrokut me pare kane bashkepunuar ngushte

Top Channel