“Atyre oligarkët u ulen në tavolinë”, Kryemadhi zbulon në Open ku nuk bie dakord me Bashën

04/02/2021 22:44

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë pak muaj larg.

Ajo vazhdoi sulmin sërish ndaj oligarkëve duke thënë se kjo është njëra nga pikat që LSI dhe PD nuk bien dakord.

Ne prodhojmë vetëm oligarkë. Shikoni raportet që thonë, 50% e ekonomisë shqiptare është informale. 200 oligarkët më të pasur do të taksohen 1% dhe kjo përqindje do të shkojë në arsim sepse arsimin e kemi shumë dobët”,  tha Kryemadhi.

“Nëse kjo është arsyeja pse dilni me lista të ndara, është e pranueshme. Në raport me oligarkët ka një ndryshim mes qëndrimeve të Bashës, LSI dhe Presidentit”, tha Bushati.

“Atyre i ulen oligarkët në tavolinë. Kjo është njëra nga pikat. Kurt ë fiken kamerat do të them dhe të tjera”, vijoi Kryemadhi.

 “E kam thënë disa herë. Shikoni ato që rrinë të kryeministria. Shikoni ata që shkojnë në udhëtime për të marrë fonde për rindërtimin”,  tha Kryemadhi.

Top Channel