Anëtari zëvendësues i Vettingut kërkon të bëhet kandidat për deputet, në 2013 u gjobit nga KQZ per “diskriminim” të burrave

04/02/2021 22:27

Pal Shkambi nuk është i panjohur për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në 2013, si kryetar i Partisë Popullore Kristian Demokrate Shqiptare u gjobit nga KQZ-së për mos respektimin e kuotës gjinore. Por, Shkambi duket se nuk heq dorë.

Ai në zgjedhjet e 25 Prillit ka kërkuar të kandidojë si kandidat i pavarur. Ditën e nesërme mbi tryezen e KQZ do të jenë edhe kërkesat për regjistrimin e komiteteve nismëtare për mbledhjen e firmave për futjen në garën e 25 Prillit të kandidatit Plarent Aleksi në qarkun e Beratit dhe Pal Shkambi në Shkodër.

Pavarësisht angazhimit në politikë Shkambi arriti te zgjidhej si anëtar zëvendësues në KPK në vitin 2017, detyrë që deri më sot nuk pati fatin ta ushtrojë asnjë ditë.

Top Channel