Vrau burrin pas torturave e kërcënimit ndaj fëmijëve/ Gruaja përballet me burgim të përjetshëm (foto të rënda)

03/02/2021 19:48

Një grua që vrau burrin e saj, i cili e torturonte, e përdhunonte se kërcënonte se do të vriste fëmijët, përballet me burgim të përjetshëm në Turqi pasi prokurorët refuzuan argumentimin e vetë-mbrojtjes.

31 vjeçarja Melek Ipek, qëlloi për vdekje me armë të shoqin Ramazan Ipek, 36 vjeç, natën e 7 janarit kur kishte arritur t’i merrte pushkën, e kishte paralajmëruar dhe e kishte qëlluar teksa ai i afrohej.

Por prokurorët turkë thanë se incidenti, që ndodhi në shtëpinë e çiftit në Dosemealti të qytetit jugor turk Antalya, nuk ishte akt vetëmbrojtjeje.

Melek është torturuar vazhdimisht gjatë martesës së saj 12-vjecare dhe është kërcënuar me vdekje nëse raportonte në polici, prandaj nuk e kishte bërë kurrë.

Incidenti ndodhi kur Ramazan rrahu e përdhunoi gruan e tij teksa kërcënonte se do ta vriste atë dhe dy fëmijët e tyre, 9 e 7 vjeçare, raportonin mediat vendase.

Gjatë dëshmisë së saj Melek tha se bashkëshorti i saj abuziv i kishte thënë: “Urdhi i mbrojtjes nuk do të të hyjë në punë. Unë do të dëshmoj kundër teje dhe nëse më burgosin, kur të dal do të të vras ty dhe fëmijët. Kur të të kem vrarë do ta pres mishin për t’ia dhënë qenve, që askush të mos kuptojë se ke vdekur”.

Natën e incidentit gruaja thotë se Ramazan e rrahu aq keq sa kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve.

Mediat vendase thonin se ai më pas e kishte lidhur, përdhunuar dhe prerë e plagosur disa herë me thikë, para se të dilte duke e kërcënuar se ‘kur të kthehej do ta vriste’.

Pasi mbeti vetëm Melek kishte marrë pushkën dhe ia kishte drejtuar të shoqit sapo ishte shfaqur te dera.

Duke refuzuar të dëgjonte atë që ai thoshte, Melek e paralajmëroi të qëndronte prapa, por ai eci drejt saj dhe ajo shkrepi armën.

Pas incidentit, Melek u arrestua.

Ajo tha: “Nuk doja që ai të vdiste, megjithë ato që ka bërë, por nuk kisha zgjedhje tjetër. Sikur ai të mos vdiste uën dhe dy vajzat e mia do të vriteshin”.

Melek është akuzuar me vrasje me dashje të bashkëshortit nga gjykata kriminale e Antalya. Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm, duke thënë se incidenti nuk ishte vetëmbrojtje.

Ndërkohë një peticion për lirimin e saj ka arritur në 42,000 firma, 8,000 më pak nga 50,000 të kërkuara për rishikim të çeshtjes.

FOTO GALERI
2/5
Ajo vrau burrin e saj, Ramazan Ipek i cili e torturonte, e përdhunonte se kërcënonte se do të vriste fëmijët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA