Vdesin të gjithë ushtarakët në helikopterin e rrëzuar të Gardës Kombëtare të SHBA në Idaho (fotot)

03/02/2021 16:08

Tre pilotë të garës Kombëtare të SHBA janë vrarë sot pas rrëzimit të helikopterit të tyre në Idaho.

Ata po fluturonin me mjetin tip UH-60 Black Hawk i cili u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë malit Lucky Peak në Boise.

Gjenerali Michael Garshak, i Gardës Kombëtare tha: “Kjo është një humbje e madhe për Gardën Kombëtare të Idaho dhe komunitetin tonë. Mendimet e lutjet tona janë me familjet e të dashurit e të vrarëve, teksa ne punojmë për zbardhjen e tragjedisë”.

Garda Kombëtare tha: “Transmetuesi i emergjencës në bordin e mjetit ajror u aktivizua pak pas orës 08.00 dhe menjëherë nisën procedurat e zbulimit të aksidentit, në të cilat përfshiheshin grupe ajrore dhe tokësore kërkim shpëtimit. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe hetimet kanë nisur”.

Helikopteret Black Hawk jane nga mjetet me te perdorura te ketij lloji nga ushtria e SHBA që prej viteve 1970. Vitet e fundit jane shënuar disa aksidentet fatale te mjetit ne situata jashte luftimit.

FOTO GALERI
3/3
Vitet e fundit jane shënuar disa aksidentet fatale te mjetit ne situata jashte luftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA