Tokat nën ujë në Lushnje/ Në Tërbuf, nën ujë edhe tokat e mbjella

03/02/2021 15:21

Me qindra hektarë tokë janë nën ujë ne zonën e Tërbufit ne Lushnjë. Dëmet janë të mëdha në sipërfaqet e mbjella me grurë, misër dhe jonxhë.

Pamjet që shihni të filmuara me dron u krijuan pas tre ditë shiu të dendur, dhe bllokimi i kanaleve kryesore dhe dytësore bëri që uji të mos largohet. Sipas fermerëve hidrovoret nuk arrijnë te tërheqin sasinë e madhe te ujit.

Edhe pse çdo vit janë kryer investime përmbytjet janë të pashmangshme. Përveç ndërhyrjes së shtetit specialistet thonë se edhe vetë fermerët duhet të bëjnë punën e tyre, duke pastruar kanalet anës tokave në një prej zonave më pjellore në Myzeqe e cila dikur ka qenë edhe kënetë, e bonifikuar gjatë regjimit komunist.

Top Channel