Shfaqet ‘vullkani i akullt’, fenomeni i pazakontë natyror që po habit botën

03/02/2021 09:53

Në Kazakistan është formuar një “vullkan i akullt”. Në këtë rajon gjatë verës gjithçka mbulohet nga gjelbërimi, ndërsa me ardhjen e dimrit shfaqet një fenomen natyror.

Sipas televizionit Zvezda, efekti i shpërthimit ndodh për  shkak të ujit artezian nën tokë, kur temperaturat arrijnë nën zero. Lartësia e një “statuje” e tillë natyrore mund të arrijë deri në 14 metra.

Pavarësisht këtij fenomeni natyror që ndodh jo larg kryeqytetit të Kazakistanit, më konkretisht katër orë larg me makinë – atje ka gjithmonë shumë njerëz.

“5 mijë kilometra vajtje e ardhje, e atje qëndrova vetëm 20 minuta. Por ia ka vlejtur. Në pyetje është një bukuri jashtëtokësore”, ka shkruar një përdoruese e Instagramit.

FOTO GALERI
9/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA