Seminari i Ermal Mamaqit në ambient të mbyllur/ Rezart Prifti: Për sa kohë që ka budallenj që shkojnë…

03/02/2021 13:46

Pedagogu, Rezart Prifti ironizon aktivitetin e organizuar në kundërshtim me masat anti covid.

Prifti sqaron në “Shqipëria live” se nuk do të merret me punën e Ermal Mamaqit, por nuk është dakord me organizime të tilla në një kohë kur rastet e të infektuarve vazhdojnë të jenë të larta.

Trajnime të tilla më duken mediokre, për sa kohë ka budallenj që shkojnë atje, sepse po shkelin ligjin jo se shkojnë atje.

Kjo është shkelje ligji. Nëse vendosen rregulla për të gjithë, t’i zbatojmë të gjithë“.

Pedagogu kujton se universitet vazhdojnë të jenë të mbyllura. “Shikoj njerëz që bëjnë grumbullime, lokalet janë plot. Si ka mundësi që nuk hapen universitetet?!

Vetë Ermal Mamaqi reagoi, duke kërkuar ndjesë për grumbullimin e një numri më të madh njerëzish seç pritej. “I kërkova ndjesë njerëzve se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covid-it pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim. Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte online. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë diçka ndryshe.

Ajo që ndodhi është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli.

Ajo që ndodh është ajo që ndodh çdo ditë me planetin, që secili mban përgjegjësi për veprimet e veta. Edhe prezencën e plotë e kanë me dëshirën e tyre të plotë, nuk është se i morëm me zor”, tha Mamaqi sot në një lidhje telefonike për “Wake up”.

Top Channel