Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bërë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.
Mbrëmjen e djeshme, Sara ka zgjedhur që të komunikojë me ndjekësit përmes një bashkëbisedimi, ku ka zbuluar si e zgjodhën emrin.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falënderoj nga zemra”, u shpreh Sara.
Ndër të tjera u shpreh se ka bërë lindje të gjatë natyrale dhe vajzën e ushqen me qumësht gjiri.
“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të edukuara lidhur me këtë çështje”, shkroi Sara.
Sa i përket zgjerimit të familjes, Sara tha: “Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë, se është akoma herët. Dhe ta shijojmë dhe pak Poem mirë e mirë”.
Top Channel