Ftesë në 5/ Moderatorja arrin në emision me vonesë, i këputet sandalja live

03/02/2021 19:27

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mërkuri në prapavijë, një lëvizje planetare që duket se ka bërë rrëmujë jetën e shumë personazheve të njohur të showbizit dhe jo vetëm.

Pjesë e diskutimit ishte gazetarja Iva Tiço, blogerja Ami Bekteshi, astrologia Meri Gjini dhe moderatorja Sara Gjordeni, e cila për herë të parë erdhi me vonesë.

Sara u bë pjesë e bisedës më vonë duke fajësuar mërkurin në prapavijë për trafikun që shkaktoi vonesën.
Megjithatë ky nuk ishte i vetmi incident.

Edhe pse në pamje të parë dukej në rregull, Sara pohoi se i ishte këputur sandalja.

Epo s’ qenka dhe aq pa faj ky mërkuri në prapavijë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA