25/11 16:24
Kryeministri Rama gjatë inspektimit të disa kantiereve nga procesi i rindërtimit në Shijak, ku ka ndaluar edhe në disa shtëpi.
Në një prej tyre ata e kanë pritur Ramën me papuqe të kuqe. E sigurisht që kryeministri nuk ka ngurruar të shpërndajë foton në foton në rrjetet sociale dhe ka bërë dhe humor duke thëne se familjarët kërkuan ndjesë që nuk kishin dhe çorape të kuqe.
Bashkangjitur këtij postimi Rama shkruan: “Kur heq këpucët tek pragu jashtë dhe mirë të japin papuçe të kuqe, po të thonë dhe na fal që s’kemi edhe çorape të kuqe. Gjepalaj, Shijak”.
Top Channel