Bezos ‘tërhiqet’ nga ‘Amazon’/ Njeriu i dytë më i pasur i botës “lë punën”

03/02/2021 12:02

Amazon njoftoi se themeluesi i saj Jeff Bezos do të tërhiqet si shef ekzekutiv dhe të bëhet president ekzekutiv. Vendin e tij do ta zerë Andy Jassy, shef i operacioneve të Resë Kompjuterike në kompaninë Amazon.

Ndryshimi në pozitat drejtuese të kompanisë do të bëhet në tremujorin e tretë. Bezos, i cili e themeloi kompaninë 27 vjet më parë si shitës librash në internet, tha në një shënim për punonjësit të postuar në faqen e internetit të kompanisë Amazon: “Si President Ekzekutivit unë do të qëndroj i angazhuar në nisma të rëndësishme të kompanisë Amazon por gjithashtu do të kem kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqendruar te Fondi i Ditës 1, Fondi i Tokës Bezos, Origjina Blu, The Ëashington Post dhe pasionet e mia të tjera”.

Ai shtoi se “Kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe ky hap nuk do të thotë se po dal në pension.” Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në SHBA, konsumatorët janë drejtuar gjithnjë e më shumë tek firma Amazon për blerjen e prodhimeve shtëpiake dhe të pajisjeve mjekësore. Ndërsa dyqanet e zakonshme fizike mbyllën dyert, Amazon, shitësi më i madh në internet i botës, mori mbi 400,000 punëtorë të tjerë dhe arriti fitime rekord. Në korrik 2018, Jeff Bezos u shpall “njeriu më i pasur në historinë moderne” me 150 miliardë dollarë, por nga froni I më të pasurit të globit e përmbysi së fundi bosi i Teslas, Elon Musk.

Top Channel