“Babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen”, Ermal Mamaqi flet për trajnimin në sallë të mbyllur: Nuk mbajtëm njeri me zor

03/02/2021 10:07

Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë publike për trajnimin me dhjetëra të rinj në një sallë të mbyllur, për të cilën u kritikua nga publiku i gjerë.

Në një lidhje telefonike për “Wake Up”, u shpreh se nuk dëshiron të bëhet burim për përhapjen e sëmundjes pasi babai i tij e ka kaluar në gjendje të rëndë.

Teksa i kërkoi ndjesë të gjithëve, Mamaqi sqaroi me detaje se si ndodhi që në trajnim doli jashtë parashikimeve dhe u mblodhën aq shumë njerëz.

Mamaqi: I kërkova ndjesë njerëzve se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covidit pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim. Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte online. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë dicka ndryshe.

Ajo që ndodhi është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli.

Ajo që ndodh është ajo që ndodh çdo ditë me planetin, që secili mban përgjegjësi për veprimet e veta. Edhe prezencën e plotë e kanë me dëshirën e tyre të plotë, nuk është se i morëm me zor.

Ajo që ndodh gjithë kohës është që njerëzit i shohim si po sillen dhe papritur zëri u ngrit njëkohësisht vetëm për këtë trajnimin tim. Duket sikur të gjithë po rrinë në shtëpi dhe dola veç unë me trajnimin tim.

Ndër të tjera, ashtu sic konfirmoi para disa ditësh kryeministri Edi Rama, nuk ka munguar gjoba për të pasi shkeli rregullat për përhapjen e koronavirusit. Sa i përket njerëzve që gjykojnë veprimin e tij, Ermali zgjodhi ta lidhte me ligjin e shkak-pasojës dhe më pas i ftoi të gjithë që të mos mungojnë në trajnimet online.

Mamaqi: Besoj  se njerëzit nuk e kanë kuptuar ende forcën e energjisë. Aty ku shkon fokusi, shkon dhe energjia. Njerëzit nuk e kuptojnë të bërit sukses duke ndryshuar mendimin dhe nuk e kuptojnë ligjin e shkak pasojës. Ne na vret ajo që nuk dimë.

 Mos të fokusohen tek frika sepse sa më shumë të fokusohen aty, aq më shumë do të tërheqin gjërat që ke frikë, por tek e mira, tek pozitivja sepse kualiteti i jetës tonë është i veprimeve tona. Ka ardhur momenti që njerëzit ti drejtojnë sytë tek vetja, brenda vetes. Kështu që, i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e trajnimeve tona online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA