Zbulimi tronditës/ Historia që u mbajt e fshehtë me dekada, profesori gjerman mëson se nëna e tij ishte pjesë e Partisë Naziste
Programi i vaksinimit në Izrael po tregon shenja se po funksionon në uljen e infektimeve dhe sëmundjes tek personat mbi 60 vjeç. Rënia është më e dukshme tek personat e moshuar dhe në zonat që kanë ecur më shpejt me imunizimin.
Kjo sugjeron që vaksina, dhe jo vetëm izolimet në vend, po japin efekte. Të dhënat e ministrisë izraelite të shëndetësisë tregojnë se 531 persona mbi 60 vjeç, nga gjithsej 750 mijë të vaksinuar, kanë rezultuar poztivë me koronavirus, ose ndryshe 0.07 për qind.
Dhe akoma më pak prej tyre janë sëmurë, me 38 të shtruar në spital me simptoma të moderuara apo të rënda, një numër ky shumë i vogël. Ka patur po ashtu tre viktima mes mbi 60 vjeçarëve të vaksinuar, edhe pse me gjasë ata e kanë marrë virusin më herët, para se imuniteti i tyre të mund të ndërtohej.
Izraeli i ka dhënë njerëzve dozën e tyre të parë dhe të dytë në distancë kohore prej jo më shumë se tre javësh ndërmjet, por doza e parë nuk ofron mbrojtje për të paktën dy javë. Deri më tani, Izraeli ka administruar 5 milionë doza vaksine në një popullatë prej rreth 9 milionë banorësh, dhe rreth 1 milionë njerëz kanë marrë dy dozat e plota.
Top Channel