Top Story/ Amnistia për taksat, krahasimi me shifra sesi përfiton më shumë një abuzues sesa një i ndershëm

02/02/2021 23:18

Të gjitha bizneset i duan amnistitë. Disa nuk kanë mundësi vërtet të paguajnë e disa i shmangin detyrimet e tyre. Qeveritë kanë votuar disa herë ligje e amnisti për detyrimet tatimore e doganore. Në pamje të parë kjo duket një lehtësim për biznesin por në të vërtetë amnistitë për biznesin dëmtojnë konkurrencën e lirë.

“Absolutisht ndikon nëkonkurencën e ndershme dhe ndoshta ështëdhe elementi më negativ që sjell një amnisti pasi duhet të kemi të qartësepse një biznes i cili nuk ka paguar rregullisht taksat ka përfituar nga ai burim ekonomik që nuk e ka paguar dhe perfitom edhe njëherë tjetër nga një falje detyrimet që do ti duhej të kishte paguar” u shpreh Roland Dodani, Pedagog “E drejta e Konkurencës”.

Nga e gjithë analiza që mund të bëhet në të gjithë këtë harkë kohor rezulton se përvec mbledhjes së disa parave që janë mbledhur në buxhet nuk është dhënë ai morali i duhur sa i përket amnistisë. E cila në vetvete duhet të japë mesazhin që pas amnistisë do të ketë një qasje ndaj evazionit, pra nuk bëhet më shaka me këtë pjesë, ne jemi për barazi . Një nga difektte që ka një amnisti aq më tepër kur bëhet në mënyrë të shpeshtë lidhet pikërisht me prishjen e parimit të barazisë. Ai që ka paguar ëshët i penalizuar se ka paguar ndërsa ai që ska paguar i jepet edhe një shancë i dytë.

Pra është një rrisk goxa i madh” us hpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal. Le ta shpjegojmë më qartë se çfarë ndodh. Kemi dy biznese të njëjta. Biznesi A me shumë sakrifica paguan të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Biznesi B nuk paguan. I pari nuk ka likujditet në dorë për shkak të korrektësisë që ka ndaj ligjit. I dyti ka likujditet të madh, pasi nuk po paguan detyrimet. Ky që nuk paguan detyrimet ka mundësi të investojmë më shumë te biznesi i tij për shkak të parave që disponon.

Biznesi A nuk i ka këto para pasi ja paguan shtetit. Në një moment qeveria vendos për amnisti. Këto dy biznese i barazon para ligjit, asnjë prej tyre nuk ka më detyrime. Por në këtë rast shteti e ka dëmtuar biznesin e parë pasi ka favorizuar konkurrencë jo të barabartë. “Të gjitha bizneset janë të prirura që të mos paguajnë taksat. Në momentin që ne vendosim diferenca në trajtimin e bizneseve të ndershme dhe të pandershme, në këtë moment biznesi i pandershëm krijon avazntazhe krhasuese ndaj biznesit të ndershëm. Në këtë formë sapo i ke vendosur në konkurrencë të padrejtë këta të dy” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.

“Kjo është në dëm të ekonomisë formale sepse është një start i pabarabartë mes atyre që kanë kursyer duke mos paguar taksat dhe atyre të cilët i kanë paguar taksat në mënyrë të rregullt” u shpreh politologu, Ilir Kalemaj.

I gjetur në këtë situatë biznesmeni që ka paguar të gjitha detyrimet nxitet që të kalojë në krahun e atyre që nuk paguajnë. Pasi është vet shteti që favorizon shkelsit e ligjit.

“Në momentin që ne aplikojmë një amnisti në sistemin tregtar nuk janë ata që kanë qënë të parregullt që do të fillojnë të bëhen të rregullt nesër. Këta që kanë qënë të rregullt duke parë që këta që kanë qënë të parregullt arritën të përfitonin do të fillojnë të kapërxejnë nga një nivel në një nivel tjetër. Pra nga niveli i të qënit i rregullt do të kalojnë në të qënit i parreullt sepse aty qëndron qendra e gravitetit shoqëror.

Duke patur edhe logjikën se amnistitë kanë patur një sens politik, bëhen ose në prag të fushatës elektorale ose në momente të vështira politike. Duke marrë parasysh që fushata elektrorale do të ketë gjithë jetën, dhe momente delikate politike do të ketë gjithë jetën atëherë si bëhët gjë që ai të sakrifikojë një vit dy vjetë me shpresën se do të përfitojë nga ato” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.

Emisioni i plotë:

Top Channel