Pfizer, më shumë vaksina për BE, në tre mujorin e parë të vitit do të garantojë sasinë e plotë të dozave

02/02/2021 01:54

BioNTech dhe Pfizer tha se do të intensifikojë furnizimin me vaksina anti-covid për Bashkimin Evropian duke premtuar se do të dërgojë 75 milionë doza shtesë në bllok në pranverë.

“Pfizer dhe BioNtech, do të vazhdojë të punojë për rritjen e furnizimeve duke filluar nga 1shkurti, duke garantuar se do të ofrojmë sasinë e plotë të dozave të vaksinës në tre mujorin e parë, siç jemi angazhuar në kontratë dhe të shtojmë madje 75 milionë doza të tjera të BE në tre mujorin e dytë”, thanë ata në një deklaratë. BE ka porositur një total prej 600 milionë dozash të vaksinës së BionTech dhe Pfizer.

Deklaratat erdhën pak orë para një konference kombëtare të kancelares Angela Merkel me prodhuesit e vaksinave, në mesin e rritjes së zemërimit për fushatën e ngadaltë të vaksinimit në bllok. Merkel, sidoqoftë mbrojti ecurinë e vaksinimit në BE duke thënë se kishte arsye të mira për ritmin. Negociatat janë zgjatur për çështje besueshmërie dhe BE ka dashur të sigurohej për kompanitë me të cilat ka nënshkruar kontrata tha ajo.

BE zgjodhi të mos sakrifikonte mbrojtjen e të dhënave, ndryshe nga Izraeli, që ofron të dhënat e fushatës së tij të vaksinimit në këmbim të dozave të BionTech dhe Pfizer.

‘Unë mendoj se ka arsye të forta dhe bëhet fjalë për çështje besimi. BE i ka qëndruar besnike miratimit të EMA-s, që nuk ishte një miratim emergjence dhe kjo ka një cilësi tjetër’- tha Merkel.

Ndërkohë të dielën, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se edhe AstraZeneca tani ka rënë dakord të rrisë furnizimet me 30 për qind.

Top Channel