E trishtë/ Para disa ditësh u fut në intubim, babai i Çiljeta Xhilagës humb betejën me koronavirusin

02/02/2021 14:48

Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga e ka humbur betejën me koronavirusin. Para disa ditësh, u mësua se babai i Çiljetës ishte infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.

Çiljeta ka vendosur edhe shiritin e zi në foton e saj të profilit në Instagram duke dhënë kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të personit të shtrenjtë.

Kujtojmë se javën e kaluar, këngëtarja mungoi në emisionin “Wake Up” pasi babai i saj ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Këtë e bëri të ditur vetë moderatori i programit, Isli Islami duke thënë:

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel