Mikrokamera dhe syze inteligjente për të kopjuar në provimin kombëtar, Koreja e Jugut zbulon 111 nxënës me pajisje elektronike 21/11 00:27
Kompania kryesore e farmaceutikës gjermane “Bayer” njoftoi sot pjesëmarrjen e saj në prodhimin e vaksinave COVID-19.
“Pas diskutimeve me qeverinë gjermane, është bërë e qartë se kapacitetet aktuale prodhuese për vaksinat duhet të rriten, veçanërisht për variantet e mundshme të virusit SARS-CoV-2”, tha për gazetarët Stefan Oelrich, presidenti i sektorit të farmaceutikës “Bayer”.
Oelrich sqaroi se “Bayer” do të zgjerojë partneritetin e tij aktual me “CureVac” për të përfshirë prodhimin e vaksinës “mRNA”. Sipas tij, “Bayer” nuk ka prodhuar ndonjëherë vaksina, por ka aftësitë e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.
Top Channel