1 vit pa dalë nga shtëpia prej frikës nga COVID, 91-vjeçari infektohet gjatë vaksinimit (Fotot)

02/02/2021 16:59

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Angli, ku një 91-vjeçar kishte një vit që nuk dilte nga shtëpia prej frikës nga COVID-19 dhe e merr virusin ndërsa po vaksinohej.

Familjarët e tij thonë se ai po lufton me koronavirusin në spital pasi u infektua derisa po vaksinohej.

Sipas medias së huaj, Peter Short, një inxhinier në pension nuk ishte larguar nga shtëpia e tij në Bloxëich, Ëalsall që nga shkurti i vitit 2020 para se ta merrte vaksinën e Pfizer-BioNTech në Bloxëich Active Living Center më 13 janar.

Djali i tij e çoi të moshuarin në qendër dhe i tha familjes së tij se gjithçka që prekte Short ishte dezinfektuar para se ta përdorte, me përjashtim një stilolapsi që ai përdori për të mbushur një formular.

Short u sëmurë vetëm disa ditë më vonë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ëalsall Manor më 16 janar, ku rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mbesa e tij Emma Loundes, 36 vjeç  tha se familja tani beson se ai duhet të jetë infektuar derisa po vaksinohej. Ajo u shpreh se 91-vjeçari ishte ‘krejtësisht i shëndetshëm’ para se të shkonte për t’u injektuar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel