
23/02 21:49
Deputeti Selami Jenisheri nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza duke thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me këtë legjislacion.
Sipas tij është turp për ta nëse nuk i zgjidhin problematikat. Ai u shpreh se pas zgjedhjeve, fati i qeverisjes së vendit do të jetë në duart e një gjyqtari.
“Çfarë votimesh do bëjmë ne më 25 Prill. A kemi turp, a s’kemi turp ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Turp e faqe e zezë. Atje do dalë një gjyqtar dhe do ja japë qeverinë një partie që nuk e meriton. Mendoj që ne duhet të kemi kurajon dhe nëse nuk e rregullojmë këtë punë nuk jemi deputet që meritojmë të ulemi në këto karrige”, tha Jenisheri.
Top Channel