Koronavirusi i ka marrë jetën skenaristit të filmit të famshëm të animuar “The Simpsons”, Marc Willmore.
Ka parashikuar shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në SHBA si zgjedhja e Trump-it president, rënien e kullave binjake, madje edhe vetë pandeminë.
Ai humbi jetën pak ditë pas infektimit me Covid-19 në moshën 57-vjeçare.
Vëllai i tij Larry Wilmore konfirmoi lajmin, në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmë ndërsa po luftonte me COVID. Vëllai im ishte i butë, gazmor, engjëll. Të dua vëllai im i vogël”, shkruante Larry.
Skenaristi tjetër dhe producenti i “The Simpson” shkruan gjithashtu shënime dedikuar artistit që numëron edhe disa çmime, mes tyre një Emmy.
Top Channel