Ori Nebiaj infektohet me koronavirus, Isli Islami zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

01/02/2021 09:43

Moderatorja e njohur, Ori Nebiaj është infektuar me koronavirus. Moderatori i “Wake Up”, Isli Islami e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm live në emision gjatë bisedës me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Islami shpjegoi se moderatorja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte.

Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.

Kujtojmë se në fillim të muajit, edhe moderatori Isli Islami u infektua me Covid-19, por ia doli ta mposhtë sëmundjen dhe ti kthehet normalitetit.

Top Channel