Listat e pastra, Shabani në Open: Edi Rama është marrë peng nga sistemi

01/02/2021 21:37

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se PS është është një parti-shtet sepse kreu i saj, Edi Rama kontrollon çdo gjë që nga Kuvendi e deri tek policia.

Sipas tij, Rama është i marrë peng nga një sistem i krijuar nga vetë ai, i zhytur në korrupsion dhe kriminelë.

Shabani: Është parti shtet sepse Edi Rama kontrollon kuvendin aq sa të ndryshojë edhe Kushtetutën, institucionet e pavarura, ka në dorë shërbimin informativ policinë. e zëmë që ai është naiv por si ka mundësi që kreu i bashkisë së Kavajës të bëhet kreu i PS-së në Kavajë.

Hyseni: S’është e vërtetë, tërhiq deklaratën. Tërhiq atë që the kërko ndjesë e vazhdo.

Shabani: Një kandidat që harxhon 1 mln euro, ku i ka gjetur paratë. Edi rama është i marrë peng nga një sistem i bërë në këtë mënyrë. Në këto kushte ai është peng i një sistemi të krijuar nga vetë ai, që s’mund të bëjë pa kriminelët.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së bëri sërish thirrje për lista të pastra dhe ndalimin e futjes së kriminelëve në parlamentin shqiptar, pak muaj para zgjedhjeve. Kjo ka sjellë hedhjen e dyshimeve nëse po futen në lista emra me të shkuar kriminale për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA