Listat e pastra, Sejamini në Open: Partitë i marrin “të fortët” ose për muskuj ose për para

01/02/2021 21:21

Shumë pak kohë na ndan nga zgjedhjet e 2021-shit dhe një nga çështjet më të rëndësishme janë listat e pastra.

Analisti Neritan Sejamini në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme tha se partitë politike i marrin kriminelët e i bëjnë deputetë ose për muskuj ose për para. Ai thekson se partitë e kanë shumë të lehtë që t’i dallojnë këta persona dhe se politikanët me një karrierë politike nuk mund të jenë kriminelë.

“Kryeministri ka dhënë përgjigje arrogante, ajo që thotë ai është e pavërtetë, nëse do të shikojmë të gjithë, këta janë të fortë që partitë i marrin ose për muskuj ose për para. Nuk ka pasur politikanë karriere me rekorde kriminale. Partitë nëse nuk duan që të rekrutojnë persona të tillë e kanë shumë të lehtë që të verifikojnë. Të gjithë ata që merren pa një karrierë politike. Po flasim me njerëz që janë kapur për krime apo janë dënuar për krim. Kriminelët s’mund të jenë vetë për shembull, por mund të fusin fëmijët, nipërit. Ambasadorja Kim ka një thirrje shumë normale. Kim ka qëllim që në parlament mos të ketë kriminelë si në vitet e fundit, sepse ka pasur edhe vrasës në Kuvend”, tha Sejamini.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri sërish thirrje për lista të pastra dhe ndalimin e futjes së kriminelëve në parlamentin shqiptar, pak muaj para zgjedhjeve. Kjo ka sjellë hedhjen e dyshimeve nëse po futen në lista emra me të shkuar kriminale për zgjedhjet e 25 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA