Kina: Mos u trembni, testet anale te Covid nuk ‘të bëjnë të ecësh si pinguin’

01/02/2021 17:01

Autoritetet kineze janë detyruar sot të sigurojnë qytetarët se nuk ka efekte anësore nga testet e reja anale të koronavirusit, pasi një video humoristike që po bëhet virale në rrjet tregojnë njerëz që mezi ecnin, pas tamponeve anale për sëmundjen.

Në pamjet kumoristike tregohen të rritur e fëmijë me maska që hedhin hapat me këmbë të hapura si pinguinë, duke dalë nga spitali apo klinika. Video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale kineze, dhe pretendon me shaka se shfaq njerëz që sapo kanë kryer ‘tamponin anal’.

Pamjet janë xhiruar në 28 janar në Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei në veri të Kinës. Pekini dhe disa qytete të tjera kanë nisur përdorimin e tamponeve anale për të cilat ekspertët thonë se janë më efikase se ato të fytit dhe hundës.

Autoritetet kineze pretendonin se video është e rreme dhe se përdoruesit e mediave sociale që përhapin teori konspiracioni do të përballen me veprim ligjor.

Departamenti mjekësor në Shijiazhuang shtoi gjithashtu se “njerëzit e shëndetshëm” nuk do të kryjnë tampone anale, por vetëm pacientët që vuajnë nga diarrea.

Li Tongzeng, doktor i vjetër i spitalit You në Pekin tha se gjurmët e virusit mbeten më gjatë në fundin e zorrës ose te feçet, sesa në rrugët respiratore.

“Tamponet anale kanë rritur  përqindjen e zbulimi të virusit, por nuk do të përdoren gjerësisht si ato të fytit dhe hundës pasi metoda nuk është shumë praktike”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel