Xhesiana Qosja është studente drejtësie por nuk nuk ka ndalur së shkruari.
20-vjeçarja tregon për “Shqipëria live” se ka filluar të shkruajë në moshën 12-vjeçare. Librat që ka shkruar i ka titulluar: “Diku atje mbi re”, “Mbretëresha e akullt”dhe “Amelf”.
“12 vjeçe fillova të shkruaj tekstet e para. Pastaj shkrova “Diku atje mbi re”, më ka marrë 2 vite. Jam ngacmuar nga diçka reale siç është braktisja e fëmijëve. Bëmë një organizim me shkollën te shtëpia e fëmijëve, dhe aty më lindi frymëzimi.
“Mbretëresha e akullt”, e kam shkruar gjatë periudhës së karantinës. Drama është që vajzës kryesore i vdesin prindërit për gjakmarrje. Vajza duhet të vazhdojë të marrë hakun apo të heqë dorë dhe të vazhdojë jetën e saj.
“Amelf” e kam nisur që 12 vjeçe, më është dashur 3 vite ta shkruaja dhe shumë kohë ta redaktoj, Amelf është emri i vajzës në rolin kryesor”.
Xhesi thotë se imagjinata për të shkruar i është zhvilluar duke lexuar shumë. Ajo thotë se deri tani ka lexuar 300 libra.
I pëlqejnë librat modernë, por nuk ka një autor të veçantë që e frymëzon.
“Historinë e parë ia kam treguar mamit, asaj ia tregoj historitë e mia. Unë thjesht e kam parë parë talentin te vetja dhe kam vazhduar të shkruaj”.
Ajo thotë se shpesh e paragjykojnë pasi nuk merret me rrjetet sociale dhe vetëm lexon por thotë se nuk e ka problem
Ndërkohë vazhdon të studiojë për drejtësi. As shkrimet në këtë fushë nuk mungojnë.
“Kam shënime për drejtësinë, në lidhje me paragjykimet, që i bëjnë të akuzuarve në gjykatë dhe do të botoj një libër me to”.
Top Channel