Braktisi dje studion duke qarë, Melisa sot në Përputhen: Ishte një sjellje skandaloze, ndjesë

01/02/2021 18:33

Pas debatit mes Melisës dhe Edit mbrëmjen e djeshme në ’Përputhen Prime ka reaguar edhe Elvisi.

Ai i tha Melisës se ajo ka hyrë duke bullizuar dhe tani po jep leksione bullizimi.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Melisës e cila la studion dhe u largua duke qarë.

Ndërkohë sot në Përputhen , Melisa kërkoi ndjesë: E nxora të gjithën dje. I kërkoj ndjesë produksionit, ishte sjellje skandaloze e imja. Ishte javë e ngarkuar për mua, kur mbushet kupa dhe për një pikë mbushet.

E di që s’më ka hije një gjë e tillë, të gjithë kanë një thembër Akili, dhe kjo është e imja.
Unë nuk e kam për turp të kërkoj ndjesë.

Top Channel