BE dhe AstraZeneca një ‘hap përpara’ me vaksinat

01/02/2021 12:17

BE thotë se AstraZeneca tani do të sigurojë një shtesë prej nëntë milionë dozash të vaksinës Covid, deri në mars, pas kritikave të ditëve të fundit rreth programit të vaksinimit të bllokut prej 27 vendesh.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha se procesi ishte një “hap përpara”.

Por 40 milionë doza që do dalin tani janë vetëm gjysma e asaj që pritej, mes problemeve të vazhdueshme të furnizimit me këto vaksina.

Komisioni ka qenë i përfshirë në një grindje shumë të kritikuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe AstraZenecën këtë javë.

Në veçanti u dënua ashpër kërcënimi i saj për të vendosur kontrolle në kufirin e Irlandës Veriore që të parandalohen vaksinat e BE-së që të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

BE ishte e zemëruar që Britania po merrte furnizimet e saj të kontraktuara të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar nga AstraZeneca derisa pësoi një mungesë.

Kështu që blloku njoftoi se po fuste kontrollet e eksportit në vaksinat e koronavirusit të bëra brenda BE-së në përpjekje për të mbrojtur furnizimet e saj.

Top Channel