Ana Kauri reagon pas videos ku Tea sqaron fansat: Pash Zotin, tani të ra ndërmend…

Ana Kauri reagon pas videos ku Tea sqaron fansat: Pash Zotin, tani të ra ndërmend…

Konkurentja e Për’puthen reagon në lidhje me të vërtetën e Teas, që është e lidhur prej muajsh me Beartin, ndërkohë që doli çift me Andin nga programi.

Ana i kujton Teas pëlqimin e ndjekësve për çiftin Ana-Tea, duke hapur faqe të dedikuara për ta dhe duke përgatitur editime.

Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje funpage-t Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita ditës vetëm  nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy?

Sipas Anën mbajtja fshehtë e marrëdhënies u bë me qëllim për të përfituar fama: “Ku ishte Tea të thoshte, po Bearti ku është apo i pëlqente ajo që po i servirej nga fama?

Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do të bësh!! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?

Tea, nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, jep anën e saj të historisë:

“Bëhet fjalë për atë të vërtetë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin. Por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë pavarësisht këtyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Para të gjithë atij publike. Dhe ju kërkoj falje dhe shumë ndjesë. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë takimit tek Për’puthen tek ajo mobileri. Na u ngjall një interes. Unë me të kemi komunikuar pas iku nga Emisioni. Andi ka qenë në dijeni por edhe ai u gjend në këtë situatë. Nuk dinim ç’të bënim ndenjëm dhe pritëm. Dilnim me njëri tjetrin por s’dinim c’të flisnim…Jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha. Harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe prej moshës apo prej mungesës së informacionit. Ndoshta prej të gjendurit vetëm, harruam që po ju gënjenim juve dhe një popull. Ju që na deshët dhe na suportuar.

Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek dhe që jetoj me ne gjatë atyre muajve. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën. Me qëllim. Pavarësisht reagimit dhe ofendimeve. Dhe për sinqeritetin jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndjehem e lumtur. E çliruar”.

Top Channel