Programi i kërcimit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke sjellë konkurentë nga shtete të ndryshme.
Java e tretë e “Just Dance” sjell surpriza të tjera. Teni nga Turqia dhe Mirka nga Sllovakia erdhën si çift në program, duke sfiduar direkt Adrianën. Ata tërhoqën vëmendjen e jurisë, duke arritur të bëhen pjesë e “Just Dance”’.
Teni tregon se një shoq i sugjeroi të vijnë në këtë emision. “Kemi kërcyer për një vit bashkë dhe pastaj e lamë. Një shok më sugjeroi këtë emision meqë po rrinim për dy muaj këtu dhe vendosëm të marrim pjesë”. Çifti u bë pjesë e grupit të bardhë.
Javën e kaluar, një çift italian iu bashkua garës. Angelo edhe Sara , me një debutim mbresëlënës, arritën të skualifikojnë Glesjan në përballjen e tyre direkte. Juria i konsideroi si konkurentë me potencial të padiskutueshëm dhe se do të jenë rival të vështirë për gjithë të tjerët.
Top Channel