Festivali i njohur i Sanremos, i dashur edhe për ne në Shqipëri, duket se do të zhvillohet këtë vit pa spektatorë në teatrin e Aristonit.

Ajo që ishte në diskutim, ishte fakti nëse drejtori artistik dhe drejtuesi i Festivalit të Sanremos, do të ishte ende në krye të tij apo jo. Kjo, pasi Amadeus kishte shprehur më herët kundërshtinë për mungesën e publikut. Por, siç raportojnë mediat italiane, ai ka vendosur të qëndrojë në detyrë edhe pas refuzimit kategorik të ministrit Dario Franceskini për praninë e çfarëdolloj publiku në Ariston.

Sidoqoftë, Amadeus mendon se salla bosh do ta dëmtojë spektaklin por vetë ai, do të respektojë vendimin përfundimtar që do të marrë Rai dhe komiteti shkencor teknik. Amadeus u përpoq shumë për realizimin e një spektakli të madh në një teatër që mund të përshtatej në një lloj studioje televizive, ku siç  qartësojnë edhe udhëzimet e qeverisë, prania e publikut është e lejuar, siç ndodh në disa spektakle të ndryshme. Por pas disa ditësh tension e përplasje, drejtori artistik i festivalit ka vendosur të ecë përpara.

Në bazë të protokolleve shëndetësore, Rai duhet të gjejë një pikë të përbashkët mes udhëzimeve qeveritare dhe të ekspertëve, për koronavirusit, dhe do të vendosë për praninë apo jo të figurantëve në sallë në mënyrë që festivali të zhvillohet në siguri të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA