Në pazarin e Gjirokastrës një vajzë 22-vjeçare ka sjellë një kënd autentik arti, një mikrogaleri, dhe një ide të re të krijimit.

Vanesa Lamko nuk ka një të kaluar artistike por ajo e gjeti vetëm rastësisht gati dy vite më parë gjatë lundrimit në web përballë formave të ndryshme të bioartit dhe mendoi ta provonte. Pasioni i ri dhe teknika ishin të pakuptueshme dhe befasi edhe për familjen sepse ajo ishte duke studiuar ekonomi. Por shumë shpejt punimet patën sukses online dhe e inkurajuan për të vazhduar.

Vanesa jeton sot në Itali ku vazhdon një master në ekonomi por ajo punon çdo ditë dhe sjell krijime të frymëzuara nga e përditshmja, figura që kanë dinamizëm dhe që vijnë në 3D. Ajo përdor dy materiale të plastikës së biodegradueshme dhe një laps 3D për të realizuar artin e saj që vendoset kryesisht në sfond të bardhë”, thotë  Anida Lamko, nëna e Vanesës.

“Artified by Ness” u vendos në mjedisin ku dikur gjyshi i Vanesës kishte ofruar shërbime për pajisje elektrike, kështu që familja po vijon të jetë prezent në pazar tani përmes artit. Një pjesë e punëve të ekspozuara janë të frymëzuara nga Gjirokastra, shtëpitë, kalaja, kalldrëmet dhe njerëzit.

Shumë të tjera vijnë me koncept abstrakt ose si forma të artit minimalist.

Vanesa nuk bën plane afatgjata. Një vit më parë kur shiti veprën e parë të artit ajo nuk e priste se arti i saj do të pëlqehej aq shumë por ajo e di me siguri se do të ndjekë pasionin”, thotë Anida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA