Pranë kështjellës 1899

Piktura e Andre Derain quhet ‘pylli me pisha’.

Një pikturë që iu rikthye familjes së zotëruesit të saj të parë, një koleksionist arti me origjinë hebraike, i cili vdiq në një kamp përqendrimi nazist në janar të vitit 1945. Qyteti i Marsejës në Francë, ekspozoi këtë pikturë në muzeun Cantini, dhe u urdhërua nga gjykata që t’ia kthente këtë pikturë familjes së blerësit të saj fillestar, raporton “Euronews”.

“Dua që t’i kushtoj një homazh të veçantë, njeriut që kishte perceptuar vlerën e jashtëzakonshme të kësaj pikture, dhe të cilit po ja kthejmë sot, në mungesë, këtë pronë. Rene Gimpel, e bleu pikturën në vitin 1921, nga një tregtar tjetër arti, por mbi të gjitha ai ishte një hero i Rezistencës”, u shpreh Benoit Payan, kryetari i Bashkisë së Marsejës. Pasi u largua nga Parisi, Rene u strehua në Marsejë. Rreth 80 vepra që ai posedonte u konfiskuan nga nazistët, dhe në mënyrë që të mbijetonte dhe të financonte rrjetin e rezistencës, ai u detyrua që ta shiste pikturën me pisha.

Këtë shitje të detyruar gjykatat franceze e kanë konsideruar si zhvatje klasike. Rreth 100 000 vepra arti u vodhën në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 60 000 prej të cilave u gjetën në Gjermani dhe pastaj u rikthyen në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA