‘E Diell’/ Dojna Mema: Për mua është krenari të them që jam nga Kolonja dhe nuk jam nga Tirana

31/01/2021 14:25

Në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” u diskutua tema e provincializmit, duke nxitur shumë debate mes të ftuarve.

U diskutua mes të ftuarve nëse provincial të bën origjina apo ka arsye të tjera më të rëndësishme se vendi i lindjes.

Dojna Mema tregon se ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ashtu si prindërit por gjithmonë në familje është folur për Kolonjë. “Asnjëherë nuk thosha që jam nga Tirana, thosha jam nga Kolonja. Që e vogël, ka qenë krenari për mua të thosha që jam kolonjare dhe jo tiranse”.

Sipas Dojnës, imigrimi i qytetarëve drejt Tiranës i ka sjellë vetëm të mira kryeqytetit. “I kanë sjellë Tiranës multikulturalitet. I kanë pasuruar kuzhinën, dialektet janë shumë mirë kur i dëgjon”.

Ervini ndërhyn: Të mira ka deri sa nuk ka plasur sherri…   

Dojna: Unë mendoj se Tirana i ka mirëpritur shumë mirë të gjithë.

Ana, ish-konkurentja e “Për’puthen” tregon ekperincën e saj kur ka ardhur në Tiranë: “Unë e kam ndjerë paragjykimin kur kam ardhur në Tiranë nga Saranda. Ishte shumë e vështirë përshtatja, në veshje, në të folur, unë kisha të folurin e Sarandës”.

Sipas Dea Michele, termi “provincial” i bën njerëzit të ndihen inferiorë me veten. “Nuk është term që ka lidhje me vendin nga vjen, ka lidhje me edukatën që merr nga familja dhe jo vetëm”.

Gracioni Tagani: “Unë si tirons prej 5 brezash që jam, më vjen keq kur thonë që zaptuan Tiranën. Nuk do përmendja kurrë krahinat”.

Argjira tregon nëse ky term përdoret edhe në Prishtinë: “Edhe ne e përdorim shumë ndarjen, i themi katunarë, që kanë ardhur kanë pushtuar vendin. Unë mendoj se provincial është ai që nuk do të përparojë, nuk ndryshon, nuk pranon të avancojë…

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA