Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqen

31/01/2021 16:39
Aktivistja Greta Thunberg

Opozitari rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg janë në mesin e të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësinë që të propozojnë kandidatë për këtë çmim.

Ligjvënësit norvegjezë kanë nominuar laureatët eventual çdo vit, që nga viti 2014, me përjashtim të 2019-ës.

Sipas Reuters për ligjvënësit norvegjezë, të nominuarit përfshijnë Greta Thunberg, Alexei Navalny dhe OBSH me programin COVAX, i cili siguron qasje të drejtë në vaksinat kundër COVID-19 për vendet e varfra.

Thunberg u emërua si “një nga zëdhënëset kryesore në luftën kundër krizës së klimës”, ndërsa Navalny, i emëruar nga akademikë rusë, u është nominuar për “përpjekjet e tij për demokratizimin paqësor të Rusisë”.

Të nominuarit e tjerë përfshijnë ish-presidentin amerikan Donald Trump, Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Fituesi i Nobel për Paqe do të shpallet në muajin tetor të këtij viti.

Top Channel