Policia bastis orgjinë me 100 gra e burra në magazinë, për shkelje të kufizimeve Covid-19

30/01/2021 19:25

Policia franceze ka gjobitur dje rreth 100 persona dhe ka arrestuar tre prej tyre pasi bastisën një orgji masive në zonën Collegien në Paris, që po zhvillohej në kundërshtim me rregullat kufizuese të koronavirusit.

Orgjia ilegale ishte organizuar në një magazinë në Collegien, natën e të premtes, ku burra e gra angazhoheshin në aktivitet “të lirë” seksual  në kundërshtim me rregullat e parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Tre njerëz që besohet se ishin organizatorët e eventit ishin arrestuar.

Përveç shkeljes së dukshme të rregullit të distancimit social, orgjia thyente dhe oraret e mbylljeve në Francë që aktualisht janë 18.00-06.00.

“Eventi ishte në shkelje të kufizimeve kohore, dhe kishte gjithashtu probleme me maskat dhe distancimin social. Ata që merrnin pjesë në festën e seksit bashkëpunuan me policinë dhe nuk pati rezistencë”, tha një burim i policisë së Parisit.

Përvec gjobave autoritetet thanë se kihsin marrë urdhër të sekuestronin pajisje zëri, ndriçimi deh alkoolin në vendngjarje. Gjykatësit rekomanduan që pjesëmarrësit të kryenin një kurs edukimi seksual dhe për mundësitë që aktiviteti sjell për shpërndarjen e viruseve.

Orgjitë mes të rriturve janë të lejueshme në Francë, por gjatë seksit është thuajse e sigurtë shpërndarja e virusit Covid-19 mes personave.

Orgjitë në magazina përfshijnë shpesh ndërrimin e partnerëve të seksit, kështu që ka shumë rrezik për përhapje të sëmundjes.

FOTO GALERI
1/4
Policia franceze ka gjobitur dje rreth 100 persona dhe ka arrestuar tre prej tyre pasi bastisën një orgji masive në zonën Collegien në Paris

Top Channel