“Pallati i Putin”/ Manjati i ndërtimit shpall pronësinë e rezortit në Detin e Zi (fotot)

30/01/2021 17:33

Manjati rus i ndërtimit Arkady Rotenberg tha sot se është ai personi që zotëron kompleksin luksoz në bregdetin e Detit të Zi, i propaganduar nga mediat perëndimore dhe ato opozitare ruse se rezidenca sekrete e presidentit Vladimir Putin.

Biznesmeni dha një intervistë të shkurtër në rrjetin Telegram, ku mes të tjerash tha: Kjo nuk është më një sekret, unë jam zotëruesi i kompleksit”.

Ai shtoi se do ta përdorë si një hotel apartamentesh kur të ketë përfunduar.

Rotenberg, i cili zotëron disa objekte madhore në Rusi tha se kompleksi në fjalë ka një histori të trazuar financiare por ai ka marrë kontrollin e plotë të impjantit disa vite më parë dhe tashmë i ka dhënë “besimin” e tij.

“Projekti ka qenë pak skandaloz dhe i vështirë. Por mbajeni mend se në 12 deri në 18 muaj do të shikoni çfarë bukurie do të jetë”.

I ashtuquajturi “Pallati i Putin” ndodhet në kepin Idokopas, rreth 17km në juglindje të qytetit të Gelendzhik.

Stafi i opozitarit rus Alexey Navalny publikoi një ekspoze dy-orëshe javën që shkoi me akuza korrupsioni ndaj Putin, për të cilat Moska tha se ishin imazhe të manipuluara për mënyrën sesi ndërtesa do të dukej pas përfundimit.

Filmi u publikua pas kthimit të Navalny nga Gjermania, ku ai kishte qenë prej gushtit pasi pretendonte se ishte helmuar nga agjentë të sigurisë së Rusisë.

FOTO GALERI
1/11
Një agjenci besnike e Kremlinit ka publikuar sot pamje të të ashtuquajturit “pallati $1 miliardësh bregdetar i Putin” duke thene se është në fakt në ndërtim dhe jo një rezort privat

Top Channel