Gruaja e zhveshur duke bërë ‘twerk’, vdes pas rënies nga skena në karnival (Fotot)

30/01/2021 15:27

Një grua thuajse e zhveshur që po kërcente duke bërë ‘twerk’ në një karnival, ka vdekur pasi ra nga skena kur dy burra perversë nisën ta preknin.

Kërcimtarja e re, e identifikuar si Maame Ama Broni, raportohej se “po ngacmohej nga dy burra që po e preknin” para se të binte drejt vdekjes së saj.

Ajo ishte paguar rreth 100 dollarë për t’u zhveshur nga mesi i poshtë për të kërcyer në karnivalin ‘Family Street Carnival’ në kampin e refugjatëve të Budunburam pranë qytetit Kasoa në Gana, ku dhe gjeti vdekjen më 16 janar.

Viktima, me prejardhje nga qyteti ganez i Akwatia jetonte në kampin e refugjatëve, dhe sipas mediave vendase, u ngjit në skenë kur një prej organizatorëve, i identifikuar si Original Shana, ofroi 100 dollarë për këdo që do të vinte në skenë për të bërë ‘twerk’ pa të brendshme.

Sipas dëshmitarëve fillimisht një burrë ofroi të realizonte sfidën por më pas Broni erdhi në skenë dhe nisi të zhvishej.

Pasi ajo nis ‘kërcimin’ një burrë shihet që përpiqet të ulë veshjen e saj të sipërme për të mbuluar pjesën e poshtme, ndërsa një tjetër ia heq dorën, dhe shpejt një turmë meshkujsh mblidhen rreth saj.

Sipas dëshmitarëve, pak pas ndërprerjes së videos, gruaja e rrethuar nga turma bie nga skena duke përplasur kokën.

Mediat vendase thanë se vajza vdiq në vend dhe trupi i saj u dërgua në morgun e Kasoa për një autopsi.

Ndërsa modelja nigeriane Linda Ikeji që ishte prezente, pretendonte se Broni vdiq nga kontakti me rrymën elektrike teksa po dilte nga skena.

Ajo tha se teksa vajza po largohej disa burra perversë e rrethuan nënën e dy fëmijëve dhe ajo ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia tha se po vijon hetimet.

FOTO GALERI
1/4
Një grua thuajse e zhveshur që po kërcente duke bërë 'twerk' në një karnival, ka vdekur pasi ra nga skena

Top Channel