“Studentët kanë të drejtë të ngrenë zërin”, mesazhi i të rinjve nga studio e “Ftesë në 5”: Dhuna nuk është zgjidhja, duhet dialog 14/10 22:26
Muzikantja e nominuar për çmim Oscar, Sophie Xeon ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare për shkak të një aksidenti të papritur.
Artistja skoceze, e njohur ndryshe si Sophie, ka punuar me yje si Madonna dhe Charlie XCX. Në një deklaratë nga ekipi i yllit transgjinor thuhet: “Me trishtim të thellë, duhet t’ju informoj se muzikantja dhe producentja Sophie ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 4 të mëngjesit në Athinë, ku artistja pësoi një aksident të papritur.
Në këtë kohë, respekti dhe privatësia për familjen janë përparësia jonë. Ne gjithashtu do të kërkojmë respekt për fansat e saj dhe për të trajtuar natyrën private të këtij lajmi me ndjeshmëri.”
Top Channel