Administrata e re në SHBA/ Parashikojnë rreziqe më të mëdha gjatë mandatit

30/01/2021 12:51

Administrata e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po synon t’i gërshetojë me njëra-tjetrën politikën e brendshme me atë të jashtme, duke eliminuar dallimin tradicional mes tyre.

“Politika e jashtme është politikë e brendshme dhe politika e brendshme është politikë e jashtme,” i tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

“Duhet ta vendosim veten në një pozicion të fuqishëm që të jemi në gjendje të përballojmë sfidat me të cilat ndeshemi në të gjithë botën. Tani për tani, sfida më urgjente e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara është vendosja e rregullit brenda vendit tonë”, u shpreh ai.

Qasja duket shumë e ngjashme me strategjinë e sigurisë kombëtare që ish-Presidenti Donald Trump shpalosi vetëm mbi tre vjet më parë, “Amerika e para”. Sullivan u përpoq të shpjegonte për të ndaluar kategorizimin e kërcënimeve si thjesht të huaja ose të brendshme si një domosdoshmëri – një pohim ky se shumë nga rreziqet me të cilat përballet administrata e re nuk njohin kufij.

Këshilltari i sigurisë kombëtare, Sullivan tha gjithashtu se administrata e zotit Biden është e shqetësuar për mënyrën se si kundërshtarët e Amerikës po përdorin gjithnjë e më shumë si argument politikën e brendshme të Uashingtonit për të fituar terren në skenën globale.

“Kina në thelb po argumenton se modeli kinez është më i mirë se modeli amerikan,” tha Sullivan. “Ata po flasin për mosfunksionim dhe ndasi në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se sistemi amerikan nuk funksionon, por ai kinez po,” që argumentoi se forcimi i politikës së jashtme amerikane është thelbësore për t’u bërë ballë kërcënimeve të brendshme.

Top Channel