Tenton të korruptojë policin për të hyrë në Kosovë pa mjet identifikimi, arrestohet shqiptari

29/01/2021 10:16

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Kosovës pasi është përpjekur të kalojë kufirin duke korruptuar policin.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar ishte përpjekur të hynte në shtetin fqinj dy herë të tjera. Herën e tretë i ofroi policit doganor 40 euro.

I dyshuari është mbajtur në gjendje arresti 48 orë, ndërkohë që prokuroria vazhdon hetimet.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 €  zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA