Rastet e rënda të Covid-19 mund të ndikojnë edhe tek cilësia e spermës së një burri, duke prekur si pasojë fertilitetin e tij. Këtë e ka treguar një studim i publikuar së fundmi në gazetën Reproduction.

Ky raport ofron të dhënat e para direkte deri më sot që tregojnë se infektimi me covid 19 prek cilësinë e spermatozidëve dhe potencialin mashkullor riprodhues”, thotë studimi. Sidoqoftë, ekspertë që nuk janë përfshirë në këtë studim, u shfaqën skeptikë për përfundimet e raportit dhe kërkuan maturi në gjeneralizimin e rezultateve të kërkimit.

Duke krahasuar meshkuj me covid dhe pa covid, studimi gjeti një rritje domethënëse të inflamacionit në qelizat e spermës tek të parët.

Skeptikët thonë se infektimi edhe me viruse të tjera, si gripi, mund të çojnë në rënie të spermatozoidëve për javë apo muaj. Kjo e bën të vështirë punën për të vlerësuar se ç’pjesë e reduktimit të parë në këtë studim vjen specifikisht nga covid 19. Për më tepër është e rëndësishme të nënvizohet se nuk ka prova të virusit covid 19 në spermë dhe se nuk ka prova që virusi mund të transmetohet mes saj.

 

Top Channel