Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë shënuar 534 viktima dhe 19.238 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi 3.81 milionë ndërsa 72.185 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 26.204 persona u shëruan nga virusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve tejkalon 3.25 milionë.

Ministria e Arsimit tha se universitetet do të hapen për prezencë fizike më 8 shkurt, varësisht prej situatës epidemiologjike në rajonet e tyre.

Masat kundër COVID-19 do të zbatohen në universitete, thuhet më tej.

Top Channel