Katedralja e Vjetër e Korçës po rikthehet gradualisht në identitetin e saj.
E njohur si kisha “Burimi Jetëdhënës” ndërtesa është ngritur që në zanafillën e qytetit të Korçës dhe daton në fillim të shek 18 ndërsa në periudhën e diktaturës për vite të tera në një pjesë të ndërtesës qëndroi Muzeu i Artit Mesjetar.
Katedralja e Vjetër e Korçës ka një sipërfaqe mbi 1200 m2 dhe lartësi 28 m ndërsa është pjesë e kompleksit të Mitropolisë së Shenjtë në qendër të qytetit.
Punimet e nisura pak muaj më parë në këtë ndërtesë kanë zbuluar disa nga elementet origjinalë siç janë afreskët dhe kollonat ndërsa për klerin ortodoks ky është një rikthim dhe ruajtje e memories historike të qytetit.
Me fondet e siguruara nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, si dhe nga ndihmat e besimtarëve, ka nisur rikthimi në identitet i kësaj godine.
Top Channel