Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren
Tre qytetarë me shtetësi marokene, algjeriane dhe palestineze janë përfshirë në një debat mes njërit tjetrit që ka përfunduar me lëndim fizik për ta.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë, të tre shtetasit janë meshkuj dhe kanë marrë dëmtime të rënda fizike. Nuk dihet identiteti i tyre. po ashtu, policia nuk ka dhënë informacione nëse janë përdorur armë gjatë përleshjes. Policia ka dhënë masën e arrestit për shtetasit, ndërkohë që ata ndodhen në spital duke marrë ndihmën shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 28.01.2021 – 19:27. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas maroken/algjerian/palestinez, pasi të njëjtit kanë marrë pjesë në një përleshje fizike në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje të rregullt.
Top Channel